Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin.

Sipas burimeve mësohet se Gjokë Gurra, i cili u ekzekutuar ditën e sotme në Dukagjin bashkë më djalin, është kryeplak i fshatit Bruçaj. Ende nuk dihen arsyet e vrasjes, ndërsa ata u zunë pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, teksa apo shihnin dëmet e shtëpisë nga një zjarrëvënie e qëllimshme një natë më parë.