Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mëngjesin e të shtunës në Durrës, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekiçi”.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan për të diskutuar se kush fshihet pas ngjarjeve të fundjavës, gazetari Artan Hoxha tha se viktima i kishte shtrirë investimet edhe në media, ku ka 30% aksione.

Artan Hoxha: Është aksioner edhe në media…

Klodiana Lala: 30% në një nga mediat më të përmendura në vend. Emrin po ia lë Tanit ta thotë.

Artan Hoxha: Po na lini, unë e nis…

Klodiana Lala: Ke gjithë ekskluzivitetin…

Artan Hoxha: E ke parë edhe në Rogner. E ke parë se ai rrinte edhe me persona të medias. Nuk binte në sy. Po të mos e njihje ishte një njeri shumë xhentil.

Blendi Fevziu: Në cilën media ka qenë ky?

Artan Hoxha: Është aksioner në një platformë mediatike. E ka dhe në QKR, por nuk është ky direkt, është bashkëshortja. Ky nuk është një personazh i radhës. Ajo është drejtoreshë juridike në bashki. Ky nuk është nga ata banditët që fshihej, nuk fshihej si personazh. Ruhej, ishte i kujdesshëm. Ky me kalimin e viteve fitoi statusin e biznesmenit. Paguante taksat E gjen në QKR. Vrasja nuk i ka ardhur pse është investitor atje (media) por për tjetër gjë.