Viktima i atentatit të Krujës, Ramazan Sino mësohet se ka punuar më heret si shofer në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit.
29-vjeçari, i cili banonte në kryeqyte, ishte shkpëtur nga puna në institucionin e drejtësisë.
I riu u vra në një atentat mafioz në oborrin e vilën së kunatit të tij Gentian Bejtja në fshatin Larushkë të Krujës.
Ai sapo kishte mbërritur në banesë dhe ndodhej në makinë me fëmijët e Gentian Bejtjas.
Autorët që kishin ndjekur lëvizjet e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë dalë nga makina.
Ramazan Sino humbi jetën ndërsa dy nipërit e moshës 10 dhe 13-vjeç, të cilët u plagosën, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën