Gruaja e Admir Muratajt pasi ka parë trupin e viktimës që u vra dje nga policia gjatë grabitjes së milionave eurove në Rinas, ka konfirmuar se ai është bashkëshorti i saj.
Admir Murataj dyshohet se është personi i vrarë dje gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas.
Bashkëshortja e tij është shoqëruar në polici prej ditës së djeshme, ndërsa i vëllai ka bërë kërkesë për të parë viktimën, dhe për të mësuar nëse është vërtetë Murataj.
Ndërkohë hetuesit kanë deklaruar se viktima ngjan shumë me të, por pritet që të bëhen ekzaminimet e duhur për të dalë në një përfundim zyrtar.





