Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Monika Sahilu, e cila u eliminua të premten nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ka treguar momentet pas daljes nga shtëpia.
E ftuar në një emision në Kosovë, ajo u shpreh se asnjë nga familja e saj nuk kishte ardhur ta merrte, pasi vajzën e kishte zënë gjumi në shtëpi dhe bashkëshorti duhej të kujdesej për të.
Monika tha se e çoi televizioni në shtëpi, ndërsa kishte konstatuar se bashkëshorti i saj Ylberi, ishte bërë tejet nervoz për daljen e saj.
“Vajza s’e ka ditur, s’e ka parë kur kam dalë, e kishte zënë gjumi në shtëpi. Burri më ishte bërë nervoz pak si shumë atë natë. Unë duke dalë e lumtur dhe krenare, pa marrë parasysh. Po prisja aty te Klani, a është duke ardhur me marr dikush a jo. Jo më thanë, Ylberi është me vajzën, ajo po fle dhe s’e lë dot vetëm.
Ok, në rregull. Shoferi i Klanit më çoi në shtëpi dhe shkova, ai nervoz. Ka dashur të rrijë më shumë dhe unë kam dashur të rri më shumë. Ia fillova nga loja me ato strategjitë e mia, me ua thënë të gjithëve në sy gjithçka.
Më iknin, sa e morën vesh që unë ua them në sy, iknin. Sa herë ulesha në mes, më iknin, e kishin pak problem ballafaqimin me mua.
Kur arrita në shtëpi, cika ma dëgjoi zërin, ishte ora 3 e natës, e më pyeti: ‘mami, a je ti vërtet?’ se nuk e ka pritur që ndoshta dal. Filloi duke qarë, fillova dhe unë duke qarë. Fjetëm bashkë dhe nuk më merrte gjumi deri nga ora 6. Aty e kuptova se në Big Borther flinim pak dhe na ishte çrregulluar gjumi”, tha ajo.