Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka reaguar për herë të parë, pas eliminimit në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Interit.
Në një postim në rrjetet sociale, Yamal shkruan ekipi dha gjithçka, por nuk ia doli dot. Ndër të tjera, ai bëri një premtim për tifozët, duke thënë se do e fitojë Champions-in një ditë.
“Ne dhamë gjithçka. Këtë vit nuk funksionoi, por do të rikthehemi, mos kini dyshime për këtë. Nuk do ndalemi derisa ta rikthejmë këtë klub aty ku e meriton, në krye. Unë i mbaj premtimet që jap. Do e sjell trofeun e Champions League te Barcelona. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Të Dielën na pret një tjetër finale”, ka shkruar Yamal.
Ndeshja e radhës për Barcelonën do të jetë ajo ndaj Real Madrid në kampionat, një sfidë që do të vendosë shumë për titullin kampion.