Sportistja e njohur shqiptare, Klodiana Shala ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se ka humbur njeriun e saj të dashur, të atin.

“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime…baba, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja.  Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, ka shkruar ajo.