TIRANE, 19 shkurt 2013– U fikte cigaret në ballë mbesave të tij të mitura, arrestohet nga policia. Protagonist i kësaj ngjarjeje aspak të zakontë ka qenë një banor i Yrshekut në Tiranë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy mbesave të tij 4 dhe 5 vjeç.
Policia e Tiranës bën të ditur se ka ndaluar shtetasin Feim Ahmeta, pasi ekspertiza mjekësore ka konstatuar se shtetasi në fjalë kishte djegur me cigare dy mbesat e tij të mitura.
Prindërit e dy vajzave ishin në proces divorci dhe denoncimi është bërë nga mamaja e vajzave, që konstatonte shenjat e djegies tek vajzat, pasi kthehej nga vizita tek prindërit e saj. Mësohet se gruaja ka depozituar denoncimin ndaj vjehrrit të saj që në muajin nëntor të vitit të kaluar, por sot u ekzekutua vendimi për arrestimin e Feim Almetës.





