Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shkarkuar nga detyra dy punonjës, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e degës së Tiranës Andi Pullazi dhe inspektorin Aneld Këndezi.
“Vendimi është marrë menjëherë pasi në emisionin investigativ “Stop” dy të lartpërmendurit janë filmuar në një proces korruptimi teksa ishin duke kryer detyrat publike”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.
Rasti në fjalë lidhet me inspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Aneld Këndezi, i cili në bashkëpunim me drejtorin Andi Pullazi i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetër një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje, e për ta futur më pas në proces legalizimi.
Ndaj dy personave do të kërkohet edhe ndjekja penale.