Një ngjarje e rëndë është shënuar në Holandë. Ish-sulmuesi i Ajax, Jerge Hoefdraad.ka gjetur vdekjen si pasojë e një plumbi që mori në kokë.

Ai ka ndodhej në një lokal ku shpërtheu një sherr Ish-futbollisti u fut në mes për të ndarë, por një person i pa identifikuar e qëlloi në kokë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 35-vjeçari me origjinë nga Surinami nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve. Jerge është një prodhim i Ajax, teksa ka luajtur edhe me RKC, Almere City, Telstar dhe Cambuur.