Një 15-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është futur për t’u larë në lumin Drini i Zi, e për pasojë e ka marrë rrjedha e ujit.
“Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.”, tha policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





