Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Vjosë.

Viktima, Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran, i martuar dhe me një vajzë.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, njofton policia.

BalkanWeb shkruan se i riu ka qenë së bashku me dy shokët e tij, e ndërsa ka kërkuar ndihmë, shokët kanë menduar se ai po tallej.

Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë.

Menjëherë kanë njoftuar edhe policinë e cila ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Pritet mbërritja e polumbarëve për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.