Ka ndërruar jetë foshnja e cila u gjet e braktisur në një bodrum pallati ditën e djeshme.

Foshnja e gjinisë mashkull ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej i intubuar që prej ditës së djeshme në maternitet.

Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.

Nëna e foshnjës së braktisur u identifikua një ditë më parë dhe u ndalua nga policia. Pas shoqërimit në komisariat, gruaja shkoi në spital për të marrë kujdes mjekësor. Egljanta Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik.

LEXO EDHE: