Një 17-vjeçare e cila kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës është gjetur dje e pajetë rreth 700 metra larg bregut të detit. Fillimisht u dyshua se ajo të ishte mbytur, por sot raportohen për detaje të tjera që janë trishtuese.
Thuhet se 17-vjeçarja ishte futur në ujë me motor uji së bashku me një 25-vjeçar i identifikuar si Indrit Bajraktari. Ky i fundit është kthyer në breg pak çaste më vonë i vetëm, ndërsa 17-vjeçarja e quajtur Enisa Doda është gjetur më vonë nga peshkatarët, shkruan “Shqiptarja.com”. Në trupin e saj kishte edhe shenja dhune.
Doda është me origjinë nga Burreli, por ishte banuese në Bathore. Për ngjarjen nga policia është ndaluar i riu Indrit Bajraktari nga Postriba. Vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, nëse bëhet fjalë për aksident aksidental, apo për motive të tjera.





