Një e moshuar u gjet e pajetë ditën e djeshme në një kanal vaditës përballë një kantieri vaditës në Peqin.

Policia njofton se ajo është 81-vjeçarja me iniciale M.T. e cila dyshohet se është mbytur. Po gjatë ditës së djeshme nipi i saj ka bërë një denoncim për zhdukjen e saj.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë-Gjatë ditës së djeshme, përballë një kantieri ndërtimi, Peqin, është gjetur e pajetë, në një kanal vaditës, dyshohet e mbytur, shtetasja M. T., 81 vjeçe.

Për këtë shtetase, po gjatë ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar nipi i saj, shtetasi H. T., 33 vjeç, se 81-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.