Kishte shkruar në blogun e saj për vdekjen, për frikën që ndjente prej saj, a thua se e kishte parandjerë fatin e saj tragjik.
Historia e dhimshme i përket një 30 vjeçareje nga Nju Jorku, Katina Vetrano, e cila u gjet e përdhunuar dhe e mbytur në një park, ndërsa kishte dalë për të vrapuar.
Vajza e re do të dilte bashkë me të atin, por në momentin e fundit ai ka preferuar të qëndrojë në shtëpi për shkak të një bllokimi muskular.
Pasi e priti të bijën të kthehej në shtëpi, babai lajmëroi forcat e rendit, i merakosur nga vonesa e saj.
Policia e Kuinsit e gjeti Karinën të përdhunuar e të mbytur, jo shumë larg vendit ku ajo vraponte gjithnjë.
Dyshimet e para janë për të pastrehët e zonës, por policia amerikane ende nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar.
Vetëm pak kohë më parë Karina shkruante në blogun e saj:
“Keni menduar ndonjëherë për vdekjen? Kur ndihem shumë e trishtuar dhe e vetmuar pyes veten: nëse do vdisja papritur gjatë një incidenti të çuditshëm çfarë do të ndodhte? Të mendoj për këtë gjë më ndihmon ta kaloj këtë situatë, më qetëson. Më jep mundësi të kuptoj që të gjitha ngjarjet e vogla që ndodhin janë të parëndësishme para tablosë së madhe të jetës”.





