U gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso.
42-vjeçari është përkeqësuar dhe është futur në intubim në spitalin e Traumës. 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.