Policia e Lezhës ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me personin që u gjet i mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se viktima është Paulin Rrasa, 27-vjeç, banues në Ishull Lezhë. Pas identifikimit, grupi hetimor ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:  

Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.