Tri ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të një 50-vjeçari në plazhin e Spillesë, Policia bën të ditur shkaqet e vdekjes.
 
Policia njofton se nga këqyrja e kufomës, rezulton se nuk ka shenja në trup duke hedhur poshtë dyshimet se mund të jetë vrarë nga një dikush.
 
Sipas policisë, në bazë të veprimeve të kryera ka rezultuar se vdekja e 50-vjeçarit ka ardhur si pasojë nga kontakti i trupit me ujin e ftohtë.

Aktualisht po hetohet edhe pista se 50-vjeçari mund të kenë qenë një prej trafikantëve, gomonia e të cilëve u gjet e braktisur më 11 mars me rreth 1 ton drogë në bord dhe se për shkak të dallgëve, trupi i tij është zhvendosur deri në Spille.

Trupi i pajetë ende i paidentifikuar u gjet në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, te plazhi i Gjeneralit.