Policia e Durrësit njofton se personi që u gjet i pajetë pasditen e sotme në banesë, në lagjen nr.12, është shtetasi M.D. 65 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.