Trupi i gjetur i shkrumbuar brenda një makine në Fushë-Krujë, mendohet se i përket 57-vjeçarit nga Kosova, Xh. Osmani.
Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij e kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është futur në Shqipëri më 29 prill 2018.
Policia pohon se mbeten në pritje të rezultateve të ADN-së, për t’i ballafaquar me ato të familjes së tij.
Burime thonë se ngjarja është drejt zbardhjes së plotë, ndërsa “Panorama” raporton se paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë.





