Policia ka bërë identifikimin e personit, që u gjet i pajetë sot brenda automjetit të tij në Durrës.
Nga informacionet paraprake që përcjell policia e Durrësit, viktima është shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ai u gjet rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.





