Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 4 në qytetit e Sarandës është gjetur i vdekur 62-vjeçari Leonard Qasari, poshtë pallatit ku jetonte.
Mësohet se viktima ishte punonjës i bashkisë dhe ish- futbollist. Qasari në vitet 1970-1985 ka luajtur me Butrintin.
Sipas policisë, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë dhe ka gjetur vdekjen ndërsa do të hetohet edhe pista e vrasjes.





