Policia e Tepelenës, ka shpallur në kërkim shtetasin Roland Milo pasi dyshohet se ka vrarë shokun e tij Sokol Ramën, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur "Përroi i Thellë".

Trupi i vitktimës u u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Autori i dyshuar, Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, rezulton se është shofer i administratorit të Frashërit. 

Policia e Tepelenës e ka bërë më herët identifikimin e vrasësit të dyshuar, por pritej të gjendej trupi dhe të krijonin bindjen e arsyeshme që është ai i dyshuari. Mendohet se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës dhe se Milo kishte implikuar Ramën në trafik.

NJOFTIMI I POLICISË

"Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R, i cili ishte shpallur në kërkim për "Largim nga banesa", paraditen e sotme në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur "Përroi i Thellë" është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R. Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera."