Një 57-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” në Kamëz nga kalimtarë të rastit.

Mësohet se shtetasi me inicilet S.M, u dërgua në spital, por ka ndërruar jetë më pas, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet per shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”.