Vogëlushja 3-vjeçare Emmy po flinte së bashku me shoqen e saj më të mirë ne çerdhen në Tajlandën veriore kur ish-polici hyri në godinë i armatosur dhe me një thikë në dorë.
Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth 3-vjeç, kishin qenë duke vizatuar në letra. Rreth orës 10:00 edukatoret i dërguan prindërve foto të fëmijëve të tyre të lumtur dhe të buzëqeshur. Dy orë më vonë, në kohën kur ata po flinin gjumë, ish-oficeri Panya Kamrab hyri në ndërtesë.
Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënisë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit. Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Nuk është e qartë se si Emmy, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës, arriti të shpëtonte.





