Gjykata e Apelit ka liruar Klajdi Xibrakun, një nga ortakët e firmës së bananeve “Masabi Fruits” në të cilën u gjetën 143 kg kokainë.

Ai është shpallur i pafajshëm duke qenë se nuk ka prova të mjaftueshme për të motivuar heqjen e lirisë.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës, pasi aty nisën hetimet për SPAK.

Çështja ka qenë për revokim mase sigurie, i është dërguar SPAK i cili e ka kthyer sërish për Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, teksa gjyqtare ka qenë Shpëtime Pitaku. Të dy ortakët e “Masabi Fruits” do vijojnë të hetohen në gjendje të lirë.