Pavarësisht se një test ADN-je është i domosdoshëm si provë shkencore për konfirmuar se eshtrat e copëtuara në valixhe i përkasin Shpëtim dhe Teuta Pashos, një tatuazh në shpatullën e burrit ka shuar dyshimet për identitetin e tyre.
Edhe vajza e çiftit, Dorina konfirmon faktin se babai i saj ka pasur një tatuazh në formë spirance.
“Po, babai im kishte një tatuazh spirancë në shpatullën e tij”- thotë vajza.
Çifti i bashkëshortëve nga Vlora u zhdukën në vitin 2015 dhe që prej atëherë nuk dihej asgjë për ta.
Kjo është ajo që thotë Dorina Pasho, vajza e Shpetim dhe Teuta Pasho, burri dhe gruaja që u zhdukën në 2015 në Castelfiorentino, të cilës mbase i përkasin eshtrat e gjetura në tre valixhe në fushat pranë burgut Sollicciano (Firence).
“Unë fola me karabinierët dhe po pres përgjigje nga ata për të bërë testin e ADN” – tha Dorina.
Thirrja e fundit: “Ajo kishte frikë”
Rrethi shtrëngohet rreth çiftit shqiptar që mbërriti në Itali për të qëndruar pranë djalit të tyre 28-vjeçar Taulanti, i burgosur në burgun e vendosur disa metra larg fshatit ku ndodhi zbulimi makabër ditët e fundit. Në kohën e zhdukjes, Taulanti u arrestua për çështje droge.
Shpëtimi dhe Teuta kishin jetuar në Castelfiorentino, në zonën Empolese-Valdelsa dhe zhdukja e tyre ishte raportuar në polici, më 8 nëntor 2015, nga Dorina, vajza, e cila së bashku me motrën e saj denoncuan zhdukjen edhe në një emision italian për të humburit.
Asnjë gjurmë e tyre, madje as në banesën që kishin marrë me qira për t’u kujdesur për djalin e tyre. Një zhdukje e cila, për shkak të marrëdhënieve të djalit të çiftit me botën e trafikut të drogës, kishte ngjallur alarm te vajza e tyre. Dorina më pas, në një nga intervistat e dhëna ndër vite kujton një telefonatë të çuditshme nga nëna e saj, nga një numër që nuk ishte i saj, në të cilin e paralajmëroi se nuk donte t’i përgjigjej më askujt, sikur të kishte frikë. Ishte hera e fundit që Dorina dëgjoi zërin e Teutës, që atëherë ajo ska marrë më përgjigje.
Kërkimet
Ndërkohë, kërkimi në terren është pezulluar përkohësisht. Zbulimi i parë u zhvillua javën e kaluar nga pronari i një prej fushave të kultivuara pjesërisht përreth burgut Sollicciano. 72-vjeçari u ndesh me një valixhe të braktisur në pjesën e poshtme të bimëve që përmbante organe të një burri, ndoshta midis 40 dhe 60 vjeç, me një tatuazh në shpatullën e tij. Kërkimet e mëvonshme nga karabinierët, të cilët mbërritën në vend, çuan në zbulimin e dy valixheve të tjera që përmbajnë gjymtyrë të një trupi mashkullor dhe fragmente të tjera të trupit të një femre.





