Zbardhet identiteti i dy të moshuarve, burrë dhe grua që u gjetën të pajetë në banesën e tyre, në Dropull. Nga këqyrja e policisë, në trupat e tyre rezultuan se kishin shenja dhune, të shkaktuara nga mjete të forta. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe. Ishin fqinjët ata që konstatuan trupat e pajetë të të moshuarve.
“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.