Elton Debreshi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi i pavarur në qarkun e Dibrën, ditën e sotme ka ngritur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, për gjobën 50 milion lekë që i vendosi Policia, me pretendimin se ka shkelur masat anti-Covid për mitingjet.

Sipas vendimi për gjobitje nuk është i drejtë, pasi ai kishte pak persona të mbledhur, ndërkohë sipas tij kryeministri Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha kishin më shumë në mitingjet e tyre.

Debreshi tha se shpreson që Gjykata të marrë një vendim serioz në lidhje me çështjen e tij.

“Më gjobitën se ishim mbledhur pak, siç u mblodh Edi Rama, dhe Basha në fushatë. Ata kërkuan ndjesë dhe unë kërkova, por unë u gjobita. I kërkoj Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë t’i shikoj gjërat siç janë dhe të marrë një vendim serioz,” tha Debreshi.