KZAZ nr.22, një nga 6 KZAZ-të e qarkut Durrës, e ngritur në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini” u gjobit nga KQZ për vonesa në numërim. Por gjobitjen, kjo KZAZ e ka ankimuar dhe të martën do të jetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve që do të shqyrtojë kërkesën e KZAZ nr.22 në orën 13:00.
Së bashku me KZAZ nr.22, kërkesë ankimore ka paraqitur pranë KQZ-së edhe KZAZ-ja nr. 35 në qarkun e Tiranës.
Ankimimet janë nga KZAZ-të për kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Ilirjan Celibashi për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj anëtareve të disa KZAZ-ve.
KZAZ-të kanë ankimuar gjobën prej 3 mijë lekësh që i vendosi Ilirjan Celibashi për vonesën gjatë numërimit.





