Ndaj një 28-vjeçari në qytetin e Fierit është hapur një procedim penal nga Policia. M.R., banues në Fier, u gjobit nga Rrugorja e Fierit për xhamat e zinj të makinës me të cilën qarkullonte.

28-vjeçari më pas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë së Rrugores, me qëllim shamngien e gjobës administrative ndaj tij duke i ofruar policit një shumë parash.

Më pas, kanë kaluar në Prokurori materialet proceduriale për këtë shtetas për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.