Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht pasi është goditur nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco.

Nga informacionet paraprake, të siguruara nga “BBC News”, deri më tani raportohet se 7 persona dhe disa automjete që po lëvizin në urë kanë rënë në lumë në momentin e shkatërrimit të urës.

Ende nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa aktualisht po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi nga shumë agjenci në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30 të mëngjesit në SHBA, ndërsa me kohën lokale në 06:30.

Autoriteti i Transportit konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urës në Baltimore.