Një këmbësor, rreth 45 vjeç është goditur për vdekje nga një automjet pasditen e sotme, në autostradën Durrës-Tiranë. 

Këmbësori u gjet fillimisht i shtrirë në rrugë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës që humbi jetën nga përplasja e fortë. Dyshohet se ai i ka prerë rrugën automjetit dhe përplasja ka qenë e pashmangshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.