Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë dhe shkaktuan 4 të plagosur.

Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.

Vizitorët në monumentin më të lartë historik të Greqisë u penguan të hynin në vendin e Pantheonit në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore, shkruan “Ekathimerini”.

Moti i keq me vetëtima shkaktoi 4 të plagosur, 2 prej të cilëve ishin roje sigurie, ndërsa 2 ishin turistë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë paralajmëroi të enjten për një stuhi tjetër të fuqishme në Athinë, sidomos pasdite dhe mbrëmje, prandaj bënë thirrje për mbyllje të monumentit të lashtë.

Nga Shërbimi Meteorologjik u tha gjithashtu se mbyllja për disa ditë bëhet për të pasur siguri sa më maksimale për Akropolin vetë dhe turistët që e vizitojnë atë.