Një këngëtar brazilian humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë një shfaqjeje live në Salinópolis, Brazil.

Ayres Sasaki, 35 vjeç, vdiq pothuajse menjëherë pasi përqafoi një anëtar të audiences i cili ishte i lagur.

Pranë tyre ishte një kabllo, e cila shkaktoi një goditje elektrike fatale. Është e paqartë pse fansi ishte i lagur, por policia e Salinópolis po heton incidentin.

Hotel Solar ka lëshuar një deklaratë të dielën e 14 korrikut, ku sqaron se është duke bashkëpunuar me autoritetet.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ofruar mbështetje për familjen e tij dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse për zbardhjen e fakteve”, thuhet në llogarinë zyrtare të hotelit në Instagram. “Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Ayres Sasaki në këtë kohë të vështirë”.

Tezja e Sasaki-t, Rita Matos, i tha Istoé Gente se “ne po kontaktojmë njerëzit që ishin me të në atë kohë për të kuptuar se si ndodhi gjithçka. Ne do të mbledhim të gjitha informacionet në një deklaratë që do t’i japim shtypit”.

Sasaki ishte gjithashtu një arkitekt dhe urbanist. Miqtë e tij e kujtuan me homazhe në Instagram pas vdekjes së tij tragjike.