Einxhel, Dj Dagz dhe Iliri, ishin të nominuarit e mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e Big Brother. I gjithë publiku madje edhe opinionistët e emisionit ishin në një mendje, se nga shtëpia do të largohej Dj Dagz.
Por në fakt emri i të eliminuarës mbrëmjen e djeshme ishte Einxhel dhe të gjithë mbetën të habitur. Bileta e saj vajtje-ardhje arriti që ta bënte atë sërish pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë që ajo pranoi që të kthehej pa asnjë lloj hezitimi.
Edhe pse eleminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.
Pak orë para publikimit të të eleminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:
“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”
Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.
“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.
Shumë personazhe të rrjetit thanë se dalja e Einxhel ishte me skenar, pasi në rast se do të dilte Dagz ai nuk do të pranonte që të futej më brenda shtëpisë.
Einxhel dhe Dagz gjatë javëve të fundit janë bërë çift me njëri tjetrin.