Vetëm pak ditë më parë Kopshti Zoologjik hapi dyert pas një rikonstruksioni të gjatë duke pritur mjaft qytetarë kuriozë për kafshët dhe shpendët që do të shihnin aty.
Edhe pse kopshti zoologjik supozohet që të vizitohet nga qytetarë dashamirës dhe që janë kurioz për të shikuar kafshët nga afër, jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm.
Në një video që qarkullon në rrjet shihet një qytetar mbi të 30-at qëllon me gurë nga rruga, pa asnjë shkak tigrin dhe luanin. Kjo sjellje kërcënuese ndaj kafshëve bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.
Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht sjellje të tilla vandale, ndërsa kanë publikuar foto me fëmijët e tyre në Kopshtin e ri.
Deri më tani autoritetet nuk kanë njoftuar të kenë marrë masa ndaj personit që sulmon kafshët teksa janë në kafaz.