Një person i sëmurë rëndë pasi u ekspozua ndaj një substance të panjohur në Wiltshire është një shtetas rus i dënuar për spiunazh për Britanisë, shkruan BBC.

Sergei Skripal, i cili është 66 vjeç, iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një “shkëmbimi spiunësh” midis SHBA dhe Rusisë në vitin 2010.

Policia raportoi një incident të madh të dielën pasi një burrë dhe një grua u raportuan të sëmurë në një qendër tregtare në Salisbury. Substanca është ende e panjohur.

Një numër vendesh në qendër të qytetit u mbyllën , po ashtu edhe departamenti A & E. Skripal, i cili është një kolonel ushtarak i inteligjencës ruse në pension, u burgos për 13 vjet në 2006 për spiunazh pwr Britaninë.

Ai u dënua për dhënien e identitetit të agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë tek Shërbimi Sekret i Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, MI6.