30 dhjetor 2013- Pas nisjes së dhënies së ndihmës nga shteti, disa muaj pas bllokimit, për mungesë fondesh, banorët e komunës së Starovës në Pogradec, kanë protestuar ditën e sotme pasi janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike.Sipas tyre, janë 600 familje të cilat janë larguar nga lista e dhënies së ndihmës ekonomike. Banoret thone se emrat janë hequr pa të drejtë.
“Na kanë hequr pa të drejtë. Jemi me borxhe. Të reagojë Veliaj ose do hyjmë ne grevë”, kanë thënë banorët.





