Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën gjatë ditës së sotme pasi një 34-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit së bashku me djalin 1 vjeç.
Mësohet se 34-vjeçarja e identifikuar si Pamela Mërtiri kishte tentuar të vriste veten dhe një javë më parë duke pirë shampo.
34-vjeçarja rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë, pasi kishte pirë shampo. Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish bashkëshortin e saj.
Ditën e djeshme kishte udhëtuar drejt Vlorës së bashku me nënën e saj. Ajo kishte 7-8 muaj që ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe punonte si farmaciste në Tiranë.





