Një 65-vjeçare në Fier i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier.

Dyshohet se viktima, me inicialet Sh. K., e ka kryer aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi

Fier/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2024, rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasja Sh. K., rreth 65 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.