Trupi i pajetë i një 57-vjeçari që u hodh nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë është gjetur pas dy ditësh kërkime.
Policia bën me dije se trupi i shtetasit me iniciale N.S, u gjet nga polumbarçt e RENEA-s mesditën e sotme.
Nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





