Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij, ndërsa tërmeti e shembte atë.

“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra”, tha ai për CNN Turk. “Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”.

Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina, por deri tani nuk ka raportime për viktima.