Kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës nëna dhe fëmija që u hodhën nga lartësia e një pallati.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja Pamela Mërtiri, 34-vjeçe së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1-vjeç, është hedhur nga sheshpushimi i katit 5-të të një pallati në lagjen “Pavarësia 2”.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”-njofton policia e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.