Ka humbur jetën i infektuari i parë me koronavirus nga Gjirokastra.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 68-vjeçar, i cili mësohet se është prekur nga Covid-19 në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi vuante nga sëmundje ceroze.

Viktima është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 70-vjeçare nga Durrësi e cila vuante nga një formë e rëndë e leukozës, ndërroi jetë në spitalin Infektiv për shkak të Covid.