Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.
Së fundmi ajo ka njoftuar se së bashku me partnerin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan në Instagram.
Bukuroshja shqiptare ka treguar ditë më parë se ç’po ndodh me ta dhe si është gjendja e Tolgahan. Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.
Ndërkohë pak orë më parë, Almeda ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore teksa shihet duke marrë ajër në natyrë.
“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”, ka shkruar ajo.





