Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron ka kaluar koronavirusin gjatë festave. Ajo ka rezultuar me Covid-19 më 24 dhjetor por vetëm ditën e sotme është bërë publik lajmi.

Sipas REL, zonja e parë e Francës pas infektimit me Covid-19 të bashkëshortit të saj më 17 dhjetor u zhvendos në jug të shtetit francez në rezidencën verorë të presidentëve.

Mësohet se ajo nuk kishte shenje serioze. Gruaja e presidentit ka qenë e izoluar për 7 ditë. Më pas i është nënshtruar dy testeve të tjera më 30 dhjetor dhe 31 dhjetor të cilat rezultuan negative dhe u kthye në Paris ku kaloi dhe Vitin e Ri me bashkëshorti e saj, presidentin Emmanuel Macron.