Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes penale të hapur ndaj anëtares së KPK-së, Brunilda Bekteshi e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Ndaj Bekteshit ishte depozituar një kallëzim penal në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, ku ky i fundit pretendonte se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.

Vendimi:

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “b”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I:
Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.