Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





